0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tentoi të hidhet nga ura e autostradës në fshatin Bardhosh, shpëtohet nga policia

Rekomandime

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:50, një njësi patrulluese e autostradës, derisa ishte në patrullim rutinë në pjesën e autostradës Trudë-Mazgit, pikërisht në urën e autostradës në fshatin Bardhosh, kanë vërejtur një të ri që ishte duke tentuar të hidhet nga ura.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë: rreshteri B.B., dhe zyrtari policor Sh.D., menjëherë kanë filluar intervenimin, transmeton Telegrafi.

“Në vend-ngjarje, pos të riut që ishte në tentativë që të hidhej, në shoqëri me të ishin edhe dy të mitur që e mbanin me forcë personin që të mos hidhej. Policët duke përdorur metoda të komunikimit nga distanca dhe duke iu afruar me kujdes personit në fjalë, arrijnë të kalojnë pengesat e autostradës, ta mbajnë me komunikim derisa i afrohen dhe e marrin nën kontroll”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se njësiti i autostradës ka ftuar policët e rendit nga Stacioni Policor ‘Veriu” Prishtinë që të vijnë në vend-ngjarje dhe të vazhdojnë ta trajtojnë rastin.

- Advertisement -

“Aty, më pas vije dhe babai i personit që kishte tentuar të hidhej nga ura. I riu më pas është shoqëruar për në Qendrën Psikiatrike të QKUK-së dhe po ashtu policia ka njoftuar edhe Qendrën për Punë Sociale. Rasti është në trajtim nga institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia, apelon të gjithë ata që kanë informata apo janë dëshmitarë të rasteve të tilla të thërrasin në numrin 192, në mënyrë që parandalohen raste të tilla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit