1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Teologu Hamiti: Kosovarët nuk duhet të bien nën ndikimin e apeleve fetare politike nga Lindja e Mesme

Rekomandime

Teologu i njohur kosovar, Xhabir Hamiti ka folur për tensionet e fundit të krijuara në Lindjen e Mesme, dhe atë që sipas tij kosovarët nuk guxojnë ta bëjnë në këtë situatë.

- Advertisement -

Përmes një postimi në Facebook ai ka sqaruar përplasjet sektare fetare në emër të fesë në këtë pjesë të botës.

Ka thënë se kosovarët nuk guxojnë të lejojnë veten që të bien nën ndikimin e apeleve fetare politike që vijnë nga Lindja e Mesme.

“Prandaj, është tepër e rëndësishme që ne vet të kultivojmë rrugën tonë autentike të interpretimit fetar, me fjalë tjera të jemi të pavarur dhe të zhveshur nga literatura jo objektive fetare e jashtme, si dhe nga ideologët sektar fetar dhe politik, të cilët shumëherë para syve na paraqiten si engjëj shpëtues, ndërsa në brendësin e tyre fshehin djallëzinë dhe prapavijën e agjendave dhe agjenturave të jashtme sektare politike”, ka shkruajtur ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetare dhe bashkëqytetarë,

- Advertisement -

Përplasjet sektare fetare në emër të Islamit në Lindjen e Mesme janë të vjetra, më saktësisht që nga gjysma e dytë e shekulli të VII-të.

Fatkeqësisht, ato nuk janë shuar as sot, përkundrazi vetëm sa janë rritur e po rriten, e sidomos tani nga fillimi i këtij shekulli dhe në vazhdim, kur parasysh merren edhe shpikjet e reja teknologjike, të cilat bartësve të tyre ua mundësojnë që shumë më lehtë të bëjnë apele për nxitjen e urrejtjes dhe dhunës ndaj njëri tjetrit, e aq më keq edhe duke u thirrur në emër të një Zoti të përbashkët dhe një të dërguari të përbashkët!

Ne, si qytetarë në përgjithësi, dhe si pjesëtar të Islamit në veçanti, të cilët jetojmë në Kosovë dhe kudo tjetër në Evropë, në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë veten që të biem nën ndikimin e apeleve fetare politike, të cilat sot dhe në të ardhmen mund të prodhohen në Lindjen e Mesme ose diku tjetër, sepse, nga cilado palë apo anë që ato vinë, asnjëra dhe asgjë nuk kanë të bëjnë me identitetin dhe kulturën tonë, e aq më pak me kontekstin tonë kohor, ambiental, gjeografik dhe gjeopolitik.

Sot, edhe dijetarët më eminent dhe më mendjehapur të mësimeve islame në botën arabe, në vazhdimësi po u bëjnë apel të gjithë myslimanëve të cilët jetojnë jashtë territorit të tyre, që në formën dhe qasjen e tyre ndaj interpretimeve të mësimeve fetare islame të jenë të pavarur, dhe që në asnjë mënyrë të mos i marrin për model e as për shembull interpretuesit sektar arab të Islamit, sepse siç thonë ata, shkollat e tyre fetare islame, të paktën deri më sot, kanë shkaktuar ndarje, përçarje dhe luftëra të përgjakshme në mesin e vet arabëve myslimanë, të cilët flasin një gjuhë, që kanë të njëjtin identitet kombëtar dhe të cilët ndajnë të njëjtën kulturë të tyre të përbashkët.

Prandaj, është tepër e rëndësishme që ne vet të kultivojmë rrugën tonë autentike të interpretimit fetar, me fjalë tjera të jemi të pavarur dhe të zhveshur nga literatura jo objektive fetare e jashtme, si dhe nga ideologët sektar fetar dhe politik, të cilët shumëherë para syve na paraqiten si engjëj shpëtues, ndërsa në brendësin e tyre fshehin djallëzinë dhe prapavijën e agjendave dhe agjenturave të jashtme sektare politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit