2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tërbohet Moska me vendimin e Trumpit

Rekomandime

Ky është vendim i njëanshëm, tejkalon kornizën e së drejtës ndërkombëtare,thanë në Moskë, pasi dëgjuan për vendimin e presidentit të ShBA-ve.Të Premten, Moska dënoi vendimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore, duke vlerësuar se ai shkon plotësisht përtej kornizës së ligjit ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Ajo që kanë bërë amerikanët është vendim i njëanshëm që shkon plotësisht përtej kornizës së ligjit ndërkombëtar”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov, raportuan agjencitë e lajmeve RIA Novosti dhe TASS.

Mosmarrëveshja midis Marokut dhe Frontit Polisario ka vazhduar për dekada mbi statusin e Saharasë Perëndimore.

Polisario, lëvizja për pavarësinë e Saharasë Perëndimore, po bën thirrje për një referendum mbi vetëvendosjen, ndërsa Maroku, i cili kontrollon më shumë se dy të tretat e territorit të gjerë të shkretëtirës, propozon një plan pavarësie nën sovranitetin e tij.U njoftua të Enjten se Izraeli dhe Maroku, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ranë dakord për të normalizuar marrëdhëniet dhe presidenti amerikan ra dakord të njohë sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore si pjesë e marrëveshjes.

- Advertisement -

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se Trump përsëriti mbështetjen e tij për propozimin e mbretit Marok për autonomi për rajonin e Saharasë Perëndimore si e vetmja zgjidhje afatgjatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit