Lojtari i kombëtares ganeze, Christian Atsu, raportohet të jetë zhdukur pas tërmetit në Turqi.
31-vjeçari ka luajtur më parë me Newcastle United, Everton dhe Porto. Aktualisht ai është futbollist i Hatayaspor në Antakya në Super Ligën Turke.
Një ditë më parë ai ishte hero sepse i dhuroi fitoren skuadrës së tij me anë të një goli në minutën e 97. Në lidhje me zhdukjen e tij ka reaguar klubi i Newcastle, ku Atsu luajti për pesë vjet.
“Lutemi për disa lajme pozitive”, shkroi klubi.
Praying for some positive news, @ChristianAtsu20. 🙏🖤🤍 pic.twitter.com/HQT6yZOmRB
— Newcastle United FC (@NUFC) February 6, 2023