-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tërmkolli: Duhen njoftuar Amerika dhe BE’ja për hyrjen e ushtrisë serbe

Rekomandime

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër pasi forcat ushtarake serbe janë futur brenda territorit të Republikës së Kosovës në Kamenicë.Ajo thotë se veprime të njejta ushtria serbe kanë bërë gjithmonë, por sipas saj, kësaj radhe ata kanë synuar më tepër.Tërmkolli thotë se për një veprim të tillë duhet reaguar, dhe njoftuar Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Ish-deputetja e LDK’së thotë se me veprime të tilla të njëpasnjëshme të Serbisë, nuk dihet se çfarë kuptim mund të ketë dialogu.

“Kështu si jemi, xhandarmëria serbe mund të hyjë e të dalë anë e përtej Kosovës kur të dojë! Nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe hyn në Karaçevë (Kamenicë), por kësaj radhe me sa duket ka mësyer pak më tej. Institucionet tona shtetërore, askund! Një takim urgjent me komandantin e KFOR-it do të duhej bërë sot.

Një notë proteste dhe tregimi i vendit Serbisë, do të duhej bërë sot. Një njoftim DASH-it dhe BE-së do të duhej bërë sot, se me ofensivat e pandalshme të Serbisë ndaj Kosovës, si ato politike, diplomatike dhe provokimet e pandalshme policore, ku është kuptimi i bisedimeve?! Për ata që kanë iluzione, Serbia do të jetë kë”, ka shkruar Termkolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit