6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Tërmkolli e ashpër me Hotin: S’po bashkëpunon me partnerët, është bërë si Albin Kurti

Rekomandime

Zyrtarja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar Qeverinë Hoti. E ftuar në emisionin Frontal të T7, Tërmkolli ka thënë se Hoti po vepron njëjtë si ish-kryeministri Albin Kurti, nuk po bashkëpunon me partnerin e koalicionit, raporton Gazeta ExpressTërmkolli tha se Qeveria e tanishme ngjason me një OJQ.“Po shihet, LDK’ja shkoi me atë rang që gjysma e më shumë janë mentalitete OJQ, të del Qeveria se është OJQ’ja më e madhe në vend. Qeveria nuk udhëhiqet me mentalitet të OJQ’së, shteti ka rend, rregull, strategji e vendime, sidomos menaxhim që duhet tani”, tha Tërmkolli.

- Advertisement -

Ajo shtoi se kryeministri Hoti po vepron njëjtë si ish-kryeministri Albin Kurti, nuk po bashkëpunon me partnerin e koalicionit.

“Është e palejueshme dhe për mua shumë e rëndë, krejt atë kritikë që e kam bërë ndaj kritikës që kam bërë ndaj udhëheqjes së Kurtit, në të njëjtën mënyrë me e zhvillu Avdullah Hoti, është gati e ngjashme. Nëse Albin Kurti, shkas për rrëzimin e Qeverisë ka qenë se ska pasur bashkëpunim dhe mirëkuptim me LDK’në, dhe është dashur të rrëzohet ajo qeveri, I ke të njëjtat sjellje të Avdullah Hotit që nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me partnerët e koalicionit.

Albin Kurti ka pasur vota më shumë dhe një qeveri më stabile, gjë që nuk është me Avdullah Hotin. Nga reagimet që i bën herë zëvendëskryeministri e herë kryeministri, kjo është për të të ardhur keq”, ka deklaruar Tërmkolli në Frontal.Tërmkolli ka folur edhe për bisedimet e Kosovës me Serbinë, ku tha se nuk mund të arriohet një marrëveshje nëse nuk ka një konsensus të brendshëm politik në Kosovë.

- Advertisement -

“Nuk mund të arrish marrëveshje me Serbinë, nëse nuk ke një konsensus politik, janë thjesht pallavra. Objektivisht të duhet konsensus. Përfaqësimin e shtetit e kemi të dobët, nuk është problemi se Avdullah Hoti si kryeministër është i dobët, mund të jetë më i miri, por natyra e problemit është se duhet të jemi të gjithë bashkë”, ka thënë Tërmkolli.“Kur ulesh në dialog me Vuçiqin, a po pret me t’i lexua ai nenet e Kushtetutës së Kosovës a? Jo, aty duhet të kesh një strategji të bisedimeve, e jo të shkosh të bësh hajgare”, ka thënë Tërmkolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit