0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Tërmkolli i del në mbrojtje Shkurte Fejzës pasi të tjerët e kritikuan për këngën e fundit

Rekomandime

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, është përfshirë në debatin e fundit të këngës së Shkurtë Fejzës dhe vajzës së saj, Gresa Behlulit, e cila mban titullin “nuse, mësuse”, e që po kritikohet për nxitje të urrejtjes dhe nënçmim të femrës.

- Advertisement -

Tërmkolli thotë se këngëtarja Shkurte Fejza është institucion kulturor në vete, e cila i dha i dha fuqi frymës kombëtare.

Tutje, Tërmkolli thotë se nuk e pëlqen këngën e shumëpërfolur të Shkurte Fejzës, por, sipas saj duhet nisur analizuar edhe qindra këngë të tjera, e jo vetëm atë të këngëtares Fejza.

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Shkurte Fejza dhe diskursi gjinor

Shkurte Fejza, është një institucion kulturor në vete. Ajo bëri epokën me këngën e saj në mobilizimin e shqiptarëve në luftë kundër okupatorit serb. Mbajti gjallë dhe i dha fuqi frymës kombëtare, bashkë edhe me të tjerë, njerëz të artit e kulturës sonë.

- Advertisement -

Dëm i madh që nuk u mor askush institucionalisht deri më sot me trajtimin dhe analizën e këtyre temave në funksion të luftës sonë për liri e shtet.

Me këngën e shumëpërfolur, Shkurte Fejza, nuk do t’i bëjë gratë as më të dobëta as më të fuqishme. Nëse nuk iu pëlqen kënga, vetëm mos e dëgjoni. Nuk është se mua më pëlqen ky tip kënge, në asnjë mënyrë, por po deshët të hyni në “kontrollë” të këngëve siç po bëni tani me këngën e Shkurte Fejzës, me motivin se ato promovojnë pabarazi gjinore ose të tilla që prekin edhe në vlera tjera, bëjeni pa hipokrizinë tipike, sidomos të llafazaneve të barazisë gjinore. Të tilla ka me qindra këngë. Ju propozoj të filloni me këngën shumë të preferuar për shqiptarët “dy të dashura që i kam”.

Na duhet punë dhe jo llafe në formimin dhe edukimin kombëtar të fëmijëve dhe të të gjithëve, në fuqizimin ekonomik e social të gruas dhe të të gjithëve dhe shumë punë tjera.

Sa për kuriozitet, shihni shumë gra me ç’farë devotshmërie iu “nënshtrohen” burrave në politikë (natyrisht gjithnjë me përjashtime).

Për tani, kaq!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit