1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tërmkolli: Kosova ka mjaftueshëm xhami, veç për politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit nuk ka

Rekomandime

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reguar për nisjen e punimeve në ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë. Ajo shkruan se Kosova ka më shumë xhami se sa banorë, ndërsa shton se ato nuk po u mjaftojnë vetëm politikanëve ‘që ia kanë shitur shpirtin djallit’.“Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë! Për besimtarët dhe fetarët, pra, ka mjaftueshëm xhami. Veç për politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit dhe bëjnë punën e tij, nuk ka mjaftueshëm Xhami”, ka shkruar Termkolli.

- Advertisement -

Sipas saj, Kosova është shumë më keq sesa ka propaganduar Serbia, teksa përsëritë se është kohe e zuzarëve.“Këta “politikanë” po i konfirmojnë popullit tonë dhe krejt botës se jemi edhe më keq se që ka propaganduar Serbia kundër shqiptarëve për më tepër se një shekull. Këta nuk kultivojnë as nuk mbrojnë asnjë vlerë tonën kombëtare, as politike as kulturore. Turkoshakë e anadollakë!Kohë e zuzarëve është kjo, jo e atdhetarëve”, , ka përfunduar ajo.Gjatë ditës ka pasur reagime të shumta edhe nga liderë politikë. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është krenar që ka vendosur gurthemelin e objektit, derisa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se askujt nuk duhet t’i pengojë ndërtimi i një Xhamie të re meqë mbi 95 % e popullit në Kosovë janë myslimanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit