1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tërmkolli për Osmanin “guximtare” e për Kurtin “trim patriot”: “Çele gur gojën” për Izraelin

Rekomandime

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, ka kërkuar nga krerët e vendit, kryeministri Albin Kurti, e presidentja Vjosa Osmani, që të deklarohen për Izraelin.

- Advertisement -

Tërmkolli është e mendimit se reagimi dhe rreshtimi kah miqtë e me miqtë tanë më të mëdhenj është interes i vendit.

Ndërsa, veprim të mirë e ka quajtur mos daljen në protestën e djeshme në përkrahje të Palestinës.

Ja shkrimi i saj:

- Advertisement -

Presidentja “guximtare” e Kryeministri “trim patriot”, “çele gur gojën” për Izraelin. Reagimi dhe rreshtimi kah miqtë e me miqtë tanë më të mëdhenj është interes i vendit. Interesat e kujt përfaqësojnë këta?!

Apo duhet thënë: mirë që Presidentja e Kryeministri nuk dolën në protesta në përkrahje të armiqve të shtetit e popullit tonë, ashtu siç bën deputetë e përkrahës të tyre me sjellje proserbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit