1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Teuta Haxhiu i reagon Vjosa Osmanit: Kujt po i shet moral politik?

Rekomandime

Sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje publike për deputetët e Kuvendit të Kosovës që të miratohet një rezolutë për shkarkimin e anëtarëve të Listës Serbe nga Qeveria, pasi që lideri i tyre Goran Rakiq bëri thirrje që të respektohen masat Qeverisë serbe dhe jo asaj të Kosovës, sa i përket menaxhimit të Covid-19.

- Advertisement -

E, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar duke thënë se rezolutat nuk kanë karakter obligativ për Qeverinë, prandaj këtë thirrje të Osmanit e ka parë në kuadër të një loje politike.

Haxhiu i ka drejtuar një pyetje kryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Kujt po i shet moral politik Vjosa Osmani? Kryetarja e Kuvendit e din fare mirë që Rezolutat nuk jan obligative për Qeverinë!”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit