3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Tha se Albin Kurti mund të vritet, e kthejnë 30 ditë në paraburgim

Rekomandime

Haxhi Hoti është kthyer në paraburgim. Kjo pasi Gjykata e Apelit, ka aprovuar ankesën e Prokurorisë, që ish-kandidati për deputet i NISMA-s, që kërcënoi publikisht kreun e VV-së Albin Kurtin, të ndalohet në arrest për 30 ditë.

Anëtari i NISMA’s së Fatmir Limajt, Haxhi Hoti do t’i duhet t’i kalojë edhe të paktën edhe disa ditë në paraburgim për kërcënimin publik që bëri në facebook ndaj kandidatit për Kryeministër Albin Kurti.

Gjykata e Apelit ka vendosur sot që ish-kandidati për Deputet të kthehet në paraburgim, duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Themelorja, para gjashtë ditëve, Haxhi Hotin e la të lirë, por ia ndali t’i afrohet fizikisht kreut të Vetëvendosjes.

E këtë masë të sigurisë, Apeli e ka zëvendësuar me 30 ditë paraburgim për Hotin, duke ia llogaritur atij si masë arresti që nga data e arrestimit.

Ndryshimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apleit.

- Advertisement -

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Njeherit, të pandehurit që po i referoheni, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, pohoi Jashari.

Anëtari dhe ish-kandidati për deputet i NISMA’s, Haxhi Hoti ishte arrestuar më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Kjo pasi ai një ditë më parë kërcënoi, me anë të një postimi në facebook, kryetarin e VV-së Albin Kurtin.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik”, kishte shkruar Hoti më 27 dhjetor 2019.

Të nesërmen, Hoti i ra pishman për fjalët e tij, dhe pak para se të arrestohej kërkoi fjale.

“Eshte nje gabim teknik i imi, ku mediat pa me pytur mua e kan shpernda kete shkrim! Kerkoj falje publike”, shkroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit