Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Enver Hoxhaj, ka thënë se do ta fuste në xhep Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje në çdo debat, bile edhe natën.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit. Hoxha ka thënë se se Hoxhaj lutet që Kurti të mos jetë kandidat për deputet, pasi mendon se do ta fitonte debatin në tavolinë.
Hoxha ka thënë se i duket e çuditshme që kandidati i PDK-së e ka trurin të lidhur me xhepin, duke e lidhur atë me deklaratën e Isa Mustafës, që thoshte se komunën e Prishtinës do t’a fitonte me duan të xhepa.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
E dëgjuat besoj Enver Hoxhajn. Tha se e ka Albinin n’xhep.
Nuk po shpreh dëshirën time për një debat të shpejt, sepse ndërkohë që e thotë këtë Enveri, lutet me vete që Albini të mos jetë kandidat për deputet.
Kujton se do të marrë debatin në tavolinë.
Më shqetëson diçka tjetër në deklarimin e tij.
Është e çuditshme që ky e ka trurin të tërë të lidhur me xhepin.
Sepse ma kujtoi Isa Mustafën kur tha se e fitonte komunën e Prishtinës me duar n’xhepa.
Është mirë t’i heqin trurin dhe duart nga xhepat e t’i vendosin në krye.
Me trurin n’kokë do të shohin se duhet t’i vënë duart dhe gishtin kokës.
Krejt e drejt n’kokë.