3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tha se është prishur koalicioni me VV-në, partia nesër merr vendim për Gani Elshanin

Rekomandime

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Gani Elshanit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo parti ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa sipas tij, disa këshilltarë dhe zëvendësministri nga kjo parti janë larguar nga pozitat e tyre.

Elshanit i ka reaguar kryetari i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi.

- Advertisement -

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se Elshani nuk ka asnjë pozitë në qeveri dhe asnjë pozitë tjetër në parti, dhe se deklaratat e tij janë të pavërteta.

Arifi ka thënë se e ka kontaktuar Elshanin sot, por ka folur shumë shkurt me të, ndërsa sipas tij, më vonë ai e ka mbyllur telefonin dhe nuk ka qenë i qasshëm.

Ai është shprehur, se Gani Elshani nuk e di se as çfarë flet.

- Advertisement -

“Partia e Ashkalinjëve për Integrim vazhdon të jetë pjesë e qeverisë dhe qeverisë stabile sa i përket numrave në Parlamentin e Republikës së Kosovës, po mendoj që jemi stabile si parti politike dhe qeveri. Unë e kam kontaktu zoti Elshanin sot por shumë shkurt, më vonë e ka mbyllur telefonin, nuk është i qasshëm as tash, ai nuk di edhe vet çfarë deklaron, tha se disa mospajtime i ka në nivelin lokal që absolutisht nuk qëndron peshë niveli lokal dhe qendror”, ka deklaruar ai.

Tutje Arifi ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet kryesia e partisë dhe do të merret një vendim për rastin e Elshanit.

- Advertisement -

Ai nuk ka përjashtuar as përjashtimin e tij nga partia.

“Unë do ta ftojë kryesinë e partisë qysh nesër dhe do të marrin një vendim për personin në fjalë që ka dal me këto deklarata. Jemi në demokraci dhe sigurisht ka secili të drejtë të shprehë mendimin e vetë, por jo kështu“, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit