1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tha se Kurti po e kërcënon, Pozhari i reagon Sylës: Je emblemë e shkatërrimit të sistemit shëndetësor

Rekomandime

Analisti kosovar, Xhevdet Pozhari, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryetarit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, i cili e ka quajtur skandaloze konferencën e kryeministrit Albin Kurti, ku tha se duhet të bëhet ndryshim te liderët sindikalë, njofton Shqip.com.

Pozhari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur Sylën një “emblemë e shkatërrimit të shëndetësisë”.

- Advertisement -

Ai ka renditur arsyet e bindjes së tij se Syla nuk do të “duhej të ishte në liri”, po që se “do të funksiononte ligji në këtë vend”.

Kjo deklaratë e Pozharit erdhi pasi kryesindikalisti i Shëndetësisë tha se kryeministri “po e tepron” me kërcënime dhe shantazhe.

Pozhari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka quajtur Sylën një “emblemë e shkatërrimit të shëndetësisë”.

- Advertisement -

Ai ka renditur arsyet e bindjes së tij se Syla nuk do të “duhej të ishte në liri”, po që se “do të funksiononte ligji në këtë vend”.

Kjo deklaratë e Pozharit erdhi pasi kryesindikalisti i Shëndetësisë tha se kryeministri “po e tepron” me kërcënime dhe shantazhe.

- Advertisement -

“Blerim Syla, ti je veç emblemë e shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë. Mëkatet tua janë aq të mëdha sa nuk i nxen as dera e cilësdo ambasadë”, ka shkruar Pozhari.

Në Kosovë po nuk pate pare, vdes njeriu. Kjo për shkakun se nuk përdoren kurrë pajisjet që blihen dhe apo dhurohen donacion. Ma shpesh janë jashtë funksionit. Ndërsa, klinikat private të miqve të tu ta prejnë faturën, të rrjepin si donerin. Po nuk pate të njohur, nëpër spitale të kalon dita duke shëtitur nga njëri repart në tjetrin”.

“E, krejt ambasadat e dijnë këtë fakt. Njëjtë siç e dijnë se po të funksiononte ligji në këtë vend, lloji yt nuk do të ishte në liri”, përfundoi ai.

Kryeministri Kurti tha para mediave të dielën se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale, duke përmendur posaçërisht sektorin e shëndetësisë, ku tha se punëtorët shëndetësorë nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz.

Me këtë rast Syla shkroi në llogarinë e tij në Facebook, se Kurti paska punë me kreun e FSSHK-së, që “nuk po I shkojka për shtati”.

“Kryeminstri paska punë edhe me kreun e FSSHK-së i cili nuk po i shkojka për shtati. Ndërsa po i njëjti është takuar me Dr. Blerim Syla sa ishte në opozitë dhe gjithcka ishte në rregull. Por tani ky Dr. Blerim Syla qenka i padëshiruar për Z. Kurti se po kërkon: Ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqënies së punëtorve shëndetsorë. Shoku Kurti në këto takime ka thënë: ‘Ligjin nuk e kemi votuar sepse do të dëshirojmë koeficientin 6 per mjek e 3 per infermier’”, ka shkruar Syla.

“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: ‘KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe cdo tendencë e jotja do të dështoj’”.

“Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetsorë e jo nga politika. Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori ndërsa ti dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj”, tha më tej ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit