4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Thaçi: Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem plotësisht i pafajshëm

Rekomandime

Në paraqitjen e tij të parë, para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i hedh poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.

- Advertisement -

“I nderuar gjykatës, akuzat është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. E ritheksoj akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës ”, tha Thaçi.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

- Advertisement -

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit