1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi: Askush nuk do t’i ikë drejtësisë, nuk ka arsye për ekspedita e aksione spektakulare

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në zyrën e OVL të UÇK-së, ku u arrestua kryetari i saj, Hysni Gucati, e më pas edhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

- Advertisement -

Thaçi ka thënë se UÇK-ja ka qenë lëvizje vullnetare, pjesë e rezistencës civile dhe angazhimit për liri e pavarësi në Kosovë dhe si e tillë është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

“Asnjë grackë e ngrehur nga kushdo nuk do ta vendosë Kosovën në anën e kundërt të drejtësisë”, ka thënë ai.

Ai thotë se qytetarët presin që Dhomat e Specializuara t’i japin përgjigjen e duhur, profesionale dhe transparente pretendimeve “monstruoze, siç janë insinuata për ‘trafikimin e organeve njerëzore nga UÇK-ja apo për ‘Shtëpinë e verdhë’, në emër të të cilave ishim të detyruar që t’i themelojmë Dhomat e Specializuara”.

- Advertisement -

Thaçi përmes një komunikate për media ka thënë se asnjë i intervistuar apo i akuzuar nuk i ka ikur përgjegjësisë që t’u përgjigjet autoriteteve të drejtësisë.

Ai shton se rrjedhja e dosjeve ditëve të fundit të cilat u dorëzuar para zyrës së OVL-së, “ka cënuar legjitimitetin e gjykatës në sytë e qytetarëve, ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe të drejtat e të pandehurve potencialë”.

- Advertisement -

Publikimi i atyre dokumenteve, sipas Thaçit, ka qenë i papranueshëm.

“Është e qartë se kërkohet bashkëpunim i ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin me të cilin janë themeluar Dhomat e Specializuara. Kjo drejtësi speciale është e obliguar që t’i përmbahet dhe të veprojë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe t’i respektojë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i pandehur potencial nuk do t’i ikë drejtësisë. Prandaj, vlerësoj se nuk ka asnjë arsye për ekspedita apo aksione spektakulare. Ndërsa integriteti dhe dinjiteti i secilit qytetar duhet të respektohet”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit