6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Thaçi: Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka asnjë draft marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Ai ka shtuar se i beson lidershipit të SHBA’së në ndërmjetësimin e dialogut mes dy shteteve.

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës ka thënë se do të respektojë kushtetutën dhe se çdo marrëveshje do të kalojë nëpër Kuvendin e Kosovës.

“Nuk do të minojë atë që kemi ndërtuar deri më tani. Unë kam qenë bartës i të gjitha proceseve deri më tani, ose kam qenë pjesëmarrës. Vendi është dëmtaur nga demonstratat para institicuoneve. Është dëmtuar nga gazi lotsjellës në Kuvend. Këto kanë ndikuar në rënien e njohjeve”, ka thënë ai.

Tutje, Thaçi ka thënë se e ka një ëndërr që të përfshijë Luginën e Preshevës në territorin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci të përshihen pa u cenuar integriteti territorial i Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai në Klan Kosova.

‘’Kush flet për shkëmbim e bën për konsum të brendshëm, pasi kjo nuk është folur asnjëherë, e as më pak në Uashington’’, shton ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit