3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thaçi kërkon nga të rinjtë të bëhen pjesë e ushtrisë

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar të gjithë të rinjtë e të rejat e Republikës së Kosovës që të bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës.

- Advertisement -

Thaçi ka bërë publike një video ku shihen ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë ushtrimeve ushtarake të realizuara në vendin tonë.

I pari i vendit, ka thënë se nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut sesa duke iu bashkuar ushtrisë.

Ai u shpreh se shërbimi në ushtri, është shërbim për paqe, humanizëm, harmoni e besim në të mirën dhe luftimin e së keqes.

- Advertisement -

“Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë. Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nga data 10 gusht do të shpallet konkursi për pranimin e rekrutëve të rinj-ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

- Advertisement -

Sipas njoftimit nga kjo ministri, konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2020.

“Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit