Presidenti Thaçi ka komentuar edhe mbi dokumentat e Speciales të cilat erdhën ditë më parë në zyrat e OVL-UÇK-së.Ai theksoi se nuk mund ta dimë nëse janë apo jo të vërteta ato dokumenta.
“Ne nuk e dimë a janë apo jo ato dokumenta të vërteta. Prandaj nëse nuk kemi qenë të sigurtë se ato janë apo jo reale nuk kemi pas pse me thirr Këshillin e Sigurisë”
Thaçi ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit se ai ka kënduar katër ditë si bilbil në Gjykatën Speciale.” Më së pari nuk merrem me këto lajthitje të zotit Kurti. Ai s’ka qa me dhan as me marr, se ska qenë kurrë pjesë e ndonjë qëndrese për mbrojtjen e Kosovës. Sa i përket bashkëpunimit nuk duhet të shqetësohet pse njerëzit e Kosovës ballafaqohen me drejtësinë.Janë lajthitje të kota dhe frustruese.
Sa i përket marrjes në pyetje për mua në Hagë, nuk e di se ka qenë dikush tjetër në Hagë katër ditë me kamera. Unë nuk kam komente për atë që jam pyetur” tha shkurt Thaçi.Thaçi tutje ka deklaruar se Kurti ka kënduar dhe vazhdon të këndojë në Serbi si bilbil.
“Unë nuk kam kënduar kurrë tek Serbia, Kurti ka kënduar edhe këndon edhe sot si bylbyl” tha Thaçi në RTV Dukagjini raporton