1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaci: Ndihem mirë që po shkoj me Hotin në Washington, ky do të jetë fati i marrëveshjes

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi thotë se në takimin e Uashingtonit “Nuk mund të shkojmë dy milionë njerëz përballë dy zyrtarëve të Serbisë”, ndërsa shton se çfarëdo marrëveshje me Serbinë do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Ai thotë se delegacioni kosovar udhëton për në Uashington i përgatitur, por nuk ka treguar se kush do të jetë pjesë përbërëse e ekipit nga Kosova, vetëm se thotë se do të ndihet mirë pranë kryeministrit Hoti.

Duke vlerësuar qëndrimin e kreut të PDK’së, Kadri Veselit, Thaçi thotë se takimi në Uashington ka mbështetje më të gjerë se vetëm qeveritare.

“Kosova do të përfaqësohet nga një bazë sa më e gjerë politike dhe institucionale. I vlerësoj lartë edhe qëndrimet e z. Veseli nga opozita që ka qenë shumë i qartë për takimin në Uashington ku Kosova duhet të përfaqësohet në mënyrë sa më të dinjitetshme, dhe në të njëjtën kohë të jetë e përgjegjshme në veprime të veta. Do të thotë, për takimin e Uashingtonit është një mbështetje më e gjerë sesa në kuptimin e ngushtë qeveritar. Unë do të ndihem mirë që të jem me dhe pranë Kryeministrit Hoti”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Takimi i Uashingtonit tani më po afrohet. Institucionet e Kosovës e kanë marrë me seriozitet dhe përkushtim. Delegacioni i Kosovës, njësoj si në të kaluarën shkon i përgatitur për të përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve. Kosova, si në të kaluarën do të jetë në anën e drejtë të historisë”, është shprehur Presidenti Thaçi.

“Historia e Kosovës ka dëshmuar se sa herë kemi bashkëvepruan me bashkësinë ndërkombëtare, kë. Kam besim të fortë që edhe takimi në Uashington do t’i kontribuojë forcimit të Kosovës”

- Advertisement -

I pyetur se çfarë ekipi do të shkojë në Kosovë dhe kush do ta drejtojë delegacionin, Thaçi sërish ka përmendur se Kushtetuta i ka të qarta detyrat.

“Ne do të flasim me një zë, do të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Do të kemi koordinim të mirë ndërinstitucional. Kosova ka bartës të institucioneve. Përfaqësues legalë dhe legjitim. Për të shuar vëmendjen tuaj, përgjegjësitë janë të qarta sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit