4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Thaçi në alarm, i dështon keq skema me Hotin: Ja çka e ka nervozuar Presidentin

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me tu kthyer nga intervistimi në Gjykatën Speciale, ka filluar me sulme ndaj kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

- Advertisement -

Fillimisht ishte këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj i cili hodhi kritika dhe akuza të rënda ndaj kryeministrit Hoti.

“A e dini kush pse ka shkuar sot Avdullah Hoti në Bruksel dhe çfarë po kërkon atje? Pa mandat të Kuvendit. Pa unitetit dhe konsensus politik. Pa platformë të dialogut. Pa transparencë publike. Pa grupin e ekspertëve. Pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës. Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën. Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij! Në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel. Ky paska qenë ekipi i unitetit për të cilin na fliste!Që nga 24 qershori kur u anulua takimi i Uashingtonit për shkak të publikimit të çuditshëm të propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Avdullah Hoti nuk e ka thënë as një fjalë të vetme në përkrahje të presidentit”, shkroi ndër tjerash Behramaj në faqen e tij në facebook.

Paoshtu, edhe Shefi i kabinetit dhe bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku doli kundër Hotit, duke e cilësuar pjesëmarrjen në dialogun në Bruksel në interes të Serbisë.

- Advertisement -

“Rifillimi i dialogut teknik të udhëhequr nga BE nuk është në interesin e Kosovës. Është krijuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve të pranimit për Serbinë ndërsa e lë Kosovën të izoluar nën status quo-në aktuale. Qëllimi duhet të jetë një marrëveshje politike përfundimtare me njohje reciproke”, shkroi Çollaku në Twitter.

E në ndihmë Thaçit i doli edhe ish partia e tij, PDK, sipas të cilës Hoti është mashtruar nga Serbia dhe se takimi në Bruksel nuk është dashur të mbahet fare.

- Advertisement -

“Ky është avazi i njëjtë i ndjekur edhe ish qeveria Kurti, e cila hartoi një listë të detyrave të shtëpisë pa koordinim me Amerikën jashtë, dhe pa unifikim të partive kryesore politike brenda. Takimi në Bruksel nuk është dashur të mbahet fare. Nëse Qeveria vetëm pak të kishte ide për dialogun, është dashur që të kërkoj që takimi të shtyhet deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme, si kthimi i Presidentit në Kosovë, koordinimi ndërinstitucional, arritja e konsensusit dhe përgatitja serioze dhe përmbajtjesore për këtë proces “Në takimin e Brukselit u pa se kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe renditjen e temave. Të jap një shembull konkret, për herë të parë, është rikthyer në proces të dialogut tema e të zhvendosurve serbë nga Kosova, e cila është e mbyllur që më shumë se një dekadë, para 15 vitesh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet sa i takon të zhvendosurve serbë dhe një temë e tillë nuk ka qenë temë as në negociatat në Vjenë në vitin 2006-207, as në dialogun e Brukselit”, tha ditë më parë anëtari i kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj.

E lidhur me këto sulme të vazhdueshme ndaj kryeministrit Hoti, për “Bota Sot” ka folur profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

“Kur Avdullah Hoti u promovua dhe u bë kryeministër i Kosovës ai kishte aprovimin dhe mbështetjen e pakufizuar të presidentit Thaçi, i cili aso kohe nuk ishte nën akuzë nga Gjykata Speciale. Duke qenë produkt i intrigave të Thaçit, emërimi i Hotit në detyrën e kryeministrit u pa me skepticizëm. Por akt-akuza duket se i ndryshoi raportet. Pas shpalljes së akt-akuzës dhe anulimit të Samitit të Uashingtonit, në të cilin Thaçi e Vuçiç ishin përgatitur të “fitonin trofeun” e suksesit në dëm të Kosovës, raportet midis Thaçit dhe Hotit u ftohën. Presidenti dhe këshilltarët e tij fillimisht pritën që kryeministri të shpallte bojkotin e bisedimeve pa Thaçin me Serbinë. Por ndodhi e kundërta. Zoti Hoti u tregua i gatshëm që ta përfaqësojë Kosovën në këto bisedime. Thaçi e pa këtë gatishmëri të kryeministrit si “injorim” dhe postim të rolit të tij. Ai donte që bisedimet të dështonin dhe presidenti me detyra dhe lëvizje të kufizuara i Kosovës të bënte presion te bashkësia ndërkombëtare për t’u rikthyer në rolin e mëparshëm”, tha Bytyçi për “Bota Sot”.

Sipas profesor Bytyçit, Hashim Thaçit i dështoi skema me Avdullah Hotin, andaj edhe filluan sulmet ndaj tij.

“Avdullah Hoti ia mohoi këtë skemë, ndaj Thaçi u nervozua shumë. Nuk mundi të fuste në lojë as zotin Mustafa, të cilit i kërkoi ndihmë, por nuk e mori atë ndihmë me pretekstin se ishte injektuar me virusin e Covid-19. Kështu që presidenti rakitik i Kosovës ndërmori sulmet publike kundër kryeministrit Hoti. Fillimisht nxori një këshilltar të tij për të kërkuar mosshkuarjen e kryeministrit ne Bruksel, me pretekstin se presidenti “ishte peng në Hagë”! Por nëse Hoti do vepronte sipas udhëzimeve të Thaçit, atëherë ai do ta dëmtonte jo vetëm institucionin e qeverisë e të qeverisjes, por edhe imazhin e Kosovës. Thaçi nuk kishte problem Kosovën, kishte problem të qëndronte në lojën politike”, thekosn Bytyçi.

Më tej, ai shton se kjo edhe është arsyeja pse është ‘nervozuar’ presidenti Thaçi.

“Por më shumë se kjo, zotin Thaçi e nervozoi suksesi i zotit Hoti në ballafaqimin me presidentin serb, Vuçiç. Publiku aty pati mundësi të bëjë dallimin midis tij dhe paraqitjes së Thaçit në takimet e mëparshme. Ndërsa përmbajtja e temave të diskutimit ishte krejt ndryshe nga ajo e bisedimeve që bënte Thaçi. Për pasojë retorika dhe sulmet kundër zotit Hoti vazhduan. Madje me kërkesa të tilla, të cilat Thaçit as i kishte shkuar në mendje t’i bënte në kohën e tij. Kjo lloj xhelozie e turpshme i dha mundësinë Thaçit jashtë loje dhe skemës serbe të ndarjes së Kosovës që të bëjë rolin e patriotit”.

“Por dallimet dhe grindjet do të thellohen. Jo për shkak të sjelljeve të kryeministrit. Përkundrazi, për shkak të masës së ngushtë që ia ka pre kostumin Gjykata Speciale presidentit. Kosova tashmë ka një president, të cilin e njeh vetëm zoti Basha, por që ngadalë do ta mohojë edhe miku i tij. Rama! Sepse Ramës nuk i duhet më Hashim Thaçi. Principi i tij nuk është miqësia e sinqertë, por përdorimi dhe keqpërdorimi për interesat e tij të miqve! Ndërsa Basha, i cili i njeh principet e sjelljes njerëzore e respektoi Thaçin sot në vizitën e tij, edhe pse askush nuk e takon më atë në cilësinë e presidentit. Më thoni një ambasador i huaj që ta ketë takuar Thaçin mbas 25 qershorit!”, shprehet profesor Bytyçi.

Për fund, ai thotë se Thaçi në koordinim me Vuçiçin përmes votave të Listës Serbe mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti.

“Megjithatë Hashim Thaçi e mban postin e presidentit me qëllim që të përmbushë disa ambicie egoiste të tijat. Në këtë aspekt duhet pritur që ai ta thellojë konfliktin me kryeministrin Hoti. Nuk është mësuar Thaçi që të lejojë njerëzit që sjell në pushtet që ta injorojnë atë. Madje mundet të fusë në lojë edhe presidentin e Serbisë për ta heq qafe kryeministrin e Kosovës. Mund t’i kërkojë Vuçiç që Lista Srpska të kërkojë votëbesimin e kryeministrit e të tërhiqet nga koalicioni. Atë që bëri me Mustafën kundër Kurtit, atë lloj loje mund ta bëjë në aleancë me Vuçiçin. Zoti Hoti duhet të jetë i përgatitur për këtë skenar dhe nëse ndodh kjo, ai do t’i sillte Kosovës dhe LDK-së më shumë avantazhe nëse do ta çonte vendin në zgjedhje të reja”, përfundon profesori Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit