1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Thaçi nuk duhej të shkonte në Hagë si President i Kosovës, kjo e dëmton vendin”

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se publikimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale mbi Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli ka trazuar politikisht Kosovën.Ai ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është dashur të japë dorëheqje me t’u publikuar aktakuza, ndonëse ajo është e pakonfirmuar, njofton Klan Kosova.“Në raste të tilla ku kemi pasur edhe në të kaluarën kur ndonjë zyrtar lartë është ballafaquar me akuza të tilla ka dhënë dorëheqje. Kjo ka qenë praktikë shumë e mirë që e ka ruajtur kredibilitetin e institucioneve të Kosovës”, është shprehur Abrashi.

- Advertisement -

“Kemi pasë rastin e Ramush Haradinajt ku dy herë radhazi ka dhënë dorëheqje. Tek rasti i Presidentit, ai paraqet kategori më të lartë të përfaqësimit institucional.

Në Hagë është dashur të shkojë si Hashim Thaçi, jo si Presidenti i Kosovës. Kjo e dëmton Kosovën”.Abrashi ka thënë se ka qenë gabim i madh votimi në Kuvendin e Kosovës i Gjykatës Speciale.“Nga momenti kur është marrë barra e fuqizim të kësaj gjykate, të gjithë e kemi ditur se kur do të vjen puna deri këtu. Kjo është arsyeja pse VV dhe disa parti tjera ka qenë kundër votimit të kësaj gjykate”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit