2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Thaçi përmbyll dëshminë në Hagë: Unë nuk kam bërë asnjë lloj krimi

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas katër ditësh ka përfunduar intervistimin nga ana e prokurororëve të Dhomave të Specializuara në Hagë. Nga Haga, presidenti iu është drejtuar qytetarëve, duke theksuar se nuk ka bërë asnjë lloj krimi.

- Advertisement -

“Kisha mundesinë të jap sqarimin për të gjithë aktivitetin tim gjatë luftës dhe përpjekjet e mia për paqe stabilitet dhe progres. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të jap informacione për rolin tim, përgjegjësitë e mia”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Sinjali.

“Gjatë tërë kësaj periudhe kam qenë I shoqëruar nga avokati im. Dëshmia ime ka zgjatur shumë, konsideroj se kemi pasur seance produktive”.

“Tani i mbetet prokurorit dhe gjykatësit të vlerësojnë në paanshmëri dhe në mendje të hapur dëshminë time. Nëse e bëjneë një gjë të tillë në mënyrë profesionale dhe të papanshme une nuk kam bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduar”, tha Thaçi ndër të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit