1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Thaçi sot e bën të ditur a do të japë dorëheqje apo jo

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’u drejtohet sonte në 20:00 qytetarëve, me një fjalim nga zyra e tij.

- Advertisement -

Fjalimi që nga Thaçi ishte paralajmëruar për të dielën mbrëma, ishte shtyrë, përmes një njoftimi Zyra nga e Presidentit.

Ky do të jetë deklarimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë, transmeton KOHA.

Detaje rreth fjalimit të presidentit, nuk janë bërë të ditura.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nën dyshimin për vrasjen e afërsisht 100 personave.

Lajmi për aktakuzë Thaçin e kishte zënë në Vjenë, rrugës për në Ëashington ku më 27 qershor është dashur të takohej në Shtëpinë e Bardhë, me palën serbe për rivazhdimin e dialogut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit