Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një përballje në debat me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin do të ishte relaksuese dhe zbavitëse për të.
I pyetur se a do të pranojë të dalë në debat me Kurtin, Thaçi u shpreh se do ta kishte një debat shumë relaksues me kryeministrin në detyrë.
“Unë do ta zhvilloja një debat shumë relaksues dhe mund të them shumë zbavitës”, ka thënë Thaçi në Klan Kosovë./