2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Thaçi thumbon Kurtin në Ditën e Kushtetutës: U dëshmua që të gjithë ata që e mohuan më 2008 ishin gabim

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thumbur kryeministrin në detyrë Albin Kurti me rastin e shënimit të ditës së Kushtetutës.

- Advertisement -

Thaçi në postimin e tij ka thënë se ata që e mohuan Kushtetutën e Kosovës më 2008 ishin gabim, duke aluduar në kryeministrin në detyrë.

“U dëshmua që të gjithë ata që e mohuan më 2008 ishin gabim. Republika jeton”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi po ashtu ka shkruar se populli i Kosovës mund të jetë krenar me proceset demokratike dhe sistemin e kontrollimit të pushteteve që funksionojnë mirë në themelin e kushtetutës së Kosovës.

- Advertisement -

“Urime Dita e Kushtetutës! Në këto kohët më sfiduese, populli i Kosovës mund të jetë krenar i proceseve demokratike dhe sistemin e kontrollit të pushteteve që funksionojnë mirë përbrenda bërthamës së kushtetutës sonë”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë se sot Presidenca e ka quajtur kryeministri në detyrë, Albin Kurti jolegjitim për të përcaktuar ekipin negociator për dialogun me Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit