-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Thaçi: U koordinuam për emërimin e Hysenit, ka mandat për negocimin e marrëveshjes finale, jo për procese teknike

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka emëruar, Skëndër Hysenin, si koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Një vendim të tillë të Hotit e ka mirëpritur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili thotë se një emërim i tillë ka ardhur si rezultat i koordinimit ndërshtetëror, raporton Express.

“E mirëpres emërimin e ish-kryediplomatit të Kosovës, z. Skënder Hyseni, koordinator shtetëror për dialogun ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Emërimi i z. Hyseni është produkt i koordinimit ndërshtetëror”, ka shkruar Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se beson në përvojën e gjatë të Skënder Hysenit dhe thotë se ai ka mandat për të negociuar marrëveshjen finale politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike.

- Advertisement -

Thaçi tutje ka thënë se shpreson që Skëndër Hyseni do të arrijë të gjejë edhe unitetin politik brenda Kosovës për procesin e negociatave.

“Kam besim të plotë se përvoja tri dekadëshe e z. Hyseni në procesin e lirisë dhe shtetformimit do të jetë jetike për fazën finale të dialogut për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Z. Hyseni ka mandat për të negociuar për marrëveshjen përfundimtare politike ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe jo për t’u bërë pjesë e proceseve shterpe teknike. Jam i bindur se me angazhimin dhe përpjekjet e tij, z. Hyseni do të arrijë ta ndërtojë konsensusin e nevojshëm politik ndërmjet pozitës dhe opozitës në të mirë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit