1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Thaçi: Unë ia tregoj vendin Albin Kurtit, unë jam me godit i pari – s’ka më tolerime

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk toleron më sjelljet e liderit të VV’së, Albin Kurti duke i dërguar njerëz për ta goditur atë.

- Advertisement -

Thaçi tha se rrugaqëria dhe banditizmi i Kurtit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, ai thotë se Kurti mundohet ta godasë atë, mirëpo është ky që godet i pari.

“Dy duar për kry janë, ai që pretendon me të godit, unë jam me i godit i pari, kjo rrugaçëri e dhe banditizëm i z.Kurtit dhe duhet të marrë fund  njëherë e përgjithmonë”, tha Thaçi.

Thaçi i dërgoi mesazh përsëri Kurtit duke i thënë të mos dërgon njerëz por të vjen vet, pasi i morri në qaf që 20 vite njerëzit e tij.

- Advertisement -

“Është më mirë me ardhë vet Kurti dhe jo me i dërgu njerëzit e ri që po I merr në qaf që 20 vjet gati, ka marrë fund ajo kohë kur ka qenë i amnistuar nga rrugaçëria dhe veprimet që i ka bërë, ka marr fundi tolerimi”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se ka marrë fund tolerimi dhe Kurtit duhet t’i tregohet vendi.

- Advertisement -

“Ka marrë fund më tolerimi, duhet me ia tregu vendin, unë ja tregoj  vendin, i kam treguar edhe politikisht”, tha Thaçi në T7.

Po ashtu Thaçi tha se nuk do të lejohen sjelljet më të Vetëvendosjes për shkatërrimin e institucioneve të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit