5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Thatësi e madhe në Gjilan, rezerva të ujit vetëm për një javë

Rekomandime

Nga 30 metra, sa ishte niveli i ujit në Pendën e Përlepnicës së Gjilanit, tani ka rënë në 16 metra.

- Advertisement -

Liqeni i Përlepnicës në Gjilan po thahet.

Nga 30 metra sa ishte niveli i ujit tani këtu niveli ka rënë në 10 metra shkaku i mungesës së të reshurave.

Ata që furnizohen me ujë nga kjo pendë kanë rezerva të ujit vetëm edhe për një javë, raporton T7.

- Advertisement -

I shqetësuar për këtë gjendje, të mërkurën doli tek penda edhe drejtori i kompanisë Rajonale të Ujit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi.

Ai thotë se tashmë kompania që e drejton së bashku me komunën i ka gjetur dy alternativa nga ku mendohet të sigurohet ujë.

- Advertisement -

Suliqi po ashtu thotë se Gjilani po përballet me mungesë të ujit që 20 vite.

E, sipas tij, për të zgjidhur këto telashe duhet investim i madh.

Ndërkohë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se janë duke e pritur qeverinë e re për ndarjen e mjeteve financiare për zgjidhje afatmesme, sa i përket furnizimit me ujë.

Sipas Hazirit, tashmë është formuar një task-forcë dhe inspektorati është 24 orë në terren për t’i ndëshkuar keqpërdoruesit.

Gjatë verës që lamë pas, Haziri e ka shpallur situatën emergjente, derisa qytetarët e kësaj ane po përballen me reduktime të shumta të ujit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit