1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“The Economist”: Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

Rekomandime

Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putin do të shkatërrojë jetët e njerëzve larg fushës së betejës dhe në një shkallë që edhe ai mund të pendohet.

Lufta po godet një sistem global ushqimor të dobësuar nga Covid-19, ndryshimet klimatike dhe kriza energjetike.

- Advertisement -

Eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës janë pezulluar. Së bashku, të dy vendet furnizojnë 12% të mallrave të tregtuara. Çmimet e grurit, deri në 53% që nga fillimi i vitit, u rritën me 6% më 16 maj, pasi India tha se do të pezullonte eksportet për shkak të një vale alarmante të të nxehti, shkruan abcnews.al.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, paralajmëroi më 18 maj se muajt e ardhshëm kërcënojnë “spektrin e mungesës globale të ushqimit” që mund të zgjasë me vite. Kostoja e lartë e ushqimeve bazë ka rritur tashmë numrin e njerëzve që mund të vuajnë nga uria, nga 440 milion, në 1.6 miliardë. Gati 250 milion janë në prag të urisë.

Nëse lufta zgjatet dhe furnizimet nga Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të jenë të kufizuara, qindra miliona njerëz të tjerë mund të vuajnë nga uria. Trazirat politike do të përhapen gjerësisht, dhe njerëzit do të vdesin nga uria.

- Advertisement -

Putin nuk duhet të përdorë ushqimin si armë.

Mungesat nuk janë rezultati i pashmangshëm i luftës. Udhëheqësit botërorë duhet ta trajtojnë urinë si një problem global që kërkon urgjentisht një zgjidhje globale. Rusia dhe Ukraina furnizojnë 28% të grurit të tregtuar globalisht, 29% të elbit, 15% të misrit dhe 75% të vajit të lulediellit.

- Advertisement -

Rusia dhe Ukraina kontribuojnë me rreth gjysmën e drithërave të importuara nga Libani dhe Tunizia; për Libinë dhe Egjiptin shifra është dy të tretat. Eksportet e Ukrainës ushqejnë 400 milionë njerëz. Lufta po i ndërpret këto furnizime sepse Ukraina ka bllokuar daljet detare për të penguar sulmet dhe Rusia po bllokon portin e Odessa.

Edhe para pushtimit, Programi Botëror i Ushqimit kishte paralajmëruar se viti 2022 do të ishte një vit i tmerrshëm. Kina, prodhuesi më i madh i grurit, ka thënë se, pas shirave që vonuan mbjelljen vitin e kaluar, situata tani mund të jetë më e keqja. Tani, përveç temperaturave ekstreme në Indi, prodhuesi i dytë më i madh në botë, mungesa e shiut kërcënon të zvogëlojë rendimentet në vende të tjera të botës, nga Amerika deri në rajonin Beauce të Francës.

Briri i Afrikës po shkatërrohet nga thatësira e tij më e keqe në katër dekada.

Mirë se vini në epokën e ndryshimeve klimatike.

E gjithë kjo do të ketë një efekt të rëndë për të varfërit. Familjet në ekonomitë në zhvillim shpenzojnë 25% të buxheteve të tyre për ushqim dhe në Afrikën Sub-Sahariane deri në 40%.

Në Egjipt, buka siguron 30% të të gjitha kalorive. Në shumë vende importuese, qeveritë nuk mund të përballojnë subvencione për të rritur ndihmën për të varfërit, veçanërisht nëse ato importojnë gjithashtu energji – një tjetër treg që është prekur.

Kriza rrezikon të përkeqësohet. Ukraina kishte eskportuar tashmë shumë nga prodhimet e verës së kaluar përpara luftës. Rusia ende po arrin të shesë grurin e saj, pavarësisht kostove të shtuara dhe rreziqeve për transportuesit.

Megjithatë, ato kapanone ukrainase që janë të padëmtuara nga luftimet janë plot me misër dhe elb. Fermerët nuk kanë ku të ruajnë të korrat e tyre të ardhshme, që do të nisin në fund të qershorit.

Rusisë, nga ana tjetër, mund t’i mungojnë furnizimet me fara dhe pesticide që zakonisht blen nga Bashkimi Europian. Pavarësisht rritjes së çmimeve të grurit, fermerët në vende të tjera në botë mund të mos e plotësojnë mungesën. Një arsye është se çmimet janë të paqëndrueshme.

Më keq, marzhet e fitimit po tkurren, për shkak të rritjes së çmimeve të plehrave dhe energjisë. Këto janë kostot kryesore të fermerëve dhe të dy tregjet janë ndërprerë nga sanksionet dhe konfliktet për gazin natyror.

Përgjigja e politikanëve të shqetësuar mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën. Që nga fillimi i luftës, 23 vende nga Kazakistani në Kuvajt kanë deklaruar se janë hasur me kufizime të ashpra në eksportet e ushqimit që mbulojnë 10% të kalorive të tregtuara globalisht, raporton abcnews.al.

Më shumë se një e pesta e të gjitha eksporteve të plehrave janë të kufizuara. Nëse tregtia ndalet, do të ketë zi buke. Perëndimi nga ana tjetër ka dënuar Putinin për pushtimin e tij dhe Rusia ka dënuar sanksionet perëndimore. Në të vërtetë, ndërprerjet janë kryesisht si rezultat i pushtimit të Putinit dhe disa sanksione i kanë përkeqësuar edhe më shumë ato.

Ndërkohë shumë njerëz do të mbeten të uritur dhe disa do të vdesin.

Në vend të kësaj, shtetet duhet të veprojnë së bashku, duke filluar nga mbajtja e tregjeve të hapura. Këtë javë Indonezia, burim i 60% të vajit të palmës në botë, hoqi ndalimin e përkohshëm të eksporteve. Europa duhet të ndihmojë Ukrainën të eksportojë drithin nëpërmjet hekurudhave dhe rrugëve në portet në Rumani ose në Balltik, megjithëse edhe parashikimet më optimiste thonë se vetëm 20% e të korrave mund të transportohet në këtë mënyrë.

Vendet importuese gjithashtu kanë nevojë për mbështetje, në mënyrë që të mos “fundosen” nga faturat e larta. Furnizimet emergjente të grurit duhet të dërgohen vetëm për më të varfërit. Lehtësimi i borxhit mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e eksportit të burimeve jetike.

Rreth 10% e të gjitha drithërave përdoren për prodhimin e biokarburanteve; dhe 18% e vajrave bimore shkojnë për bionaftë.

Një sasi e madhe drithi përdoret për të ushqyer kafshët. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, drithi përbën 13% të ushqimit të thatë të bagëtive. Në vitin 2021 Kina importoi 28 milion ton misër për të ushqyer derrat e saj, më shumë se eksportet e Ukrainës në një vit.

Lehtësimi i menjëhershëm do të vinte nga thyerja e bllokadës së Detit të Zi. Rreth 25 milion ton misër dhe grurë, ekuivalente me konsumin vjetor të të gjitha ekonomive më pak të zhvilluara të botës, janë bllokuar në Ukrainë, raporton abcnews.al.

Rusia duhet të lejojë eksportin ukrainas; Ukraina duhet të vazhdojë eksportet nga Odesa; dhe Turqia duhet të lejojë anijet të kalojnë nga Bosfori. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Rusia, duke luftuar në fushën e betejës, po përpiqet të shkatërrojë ekonominë e Ukrainës. Ukraina heziton të pastrojë minat që ka lënë pas tërheqjes së trupave.

Bindja e tyre për t’u dorëzuar do të jetë një detyrë për vendet, duke përfshirë Indinë dhe Kinën. Autokolonat mund të kërkojnë forca të armatosura të miratuara nga një koalicion i gjerë.

Të sigurojmë ushqim për një botë të brishtë është bërë tashmë detyrë e të gjithëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit