4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“The Guardian” përshkruan kthimin e Rugovës në Kosovë, flet për Agim Veliun

Rekomandime

Gazeta Britanike “The Guardian”, kishte shkruar për kthimin e presidentit historik, Ibrahim Rugova në Prishtinë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.

- Advertisement -

Përderisa përshkruante në detaje kthimin e Rugovës në Kosovë, gazeta përshkruante edhe takimin e tij me turmat e qytetarëve në kryeqytet atë kohë.

“The Guardian”, gjatë takimit të Rugovës me qytetarët ajo shkruan edhe për Agim Veliun si njërin nga njerëzit e afër të ish-presidentit.

“Rugova një 55 vjeçar i veshur me shallin e tij të mëndafsht kishte ngritur njërën dorë duke përshëndetur qindra shqiptar në kryeqytet, Prishtinë. Ku tundej portreti i tij dhe flamujt kuq e zi derisa turma brohoritke “Rugova, Rugova”!”, shkruante gazeta.

- Advertisement -

Nga shtëpia e tij në kryeqytet Rugova kishte thënë: “Gjëja më e rëndësishme është kthimi i njerëzve dhe ajo që kemi parë ditët e fundit është një mrekulli, me ndihmën e Zotit, botës së civilizuar dhe sakrificës së madhe të njerëzve”.

Tutje, “The Guardian” citonte Veliun ku në atë kohë turmës i kishte thënë se kthimi i Rugovës në Kosovë do ta qetësonte situatën politike në vend.

- Advertisement -

“Kthimi i Rugovës në Kosovës do të qetësojë situatën politike. Unë mendoj se Rugova do të ketë një rol të veçantë sepse ai është presidenti i zgjedhur i Kosovës, ai është i vetmi politikan me legjitimet të vërtetë”, kishte thënë Veliu shkruan “The Guardian”.

Rugova ishte zgjedhur president në një votim në mars të vitit 1998 që nuk u njoh nga autoritetet serbe, të cilët kanë drejtuar Kosovën që nga 1989.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit