1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

The Simpsons kanë parashikuar trazirat në Kongres?

Rekomandime

Nuk janë të pakta rastet kur The Simpsons kanë parashikuar disa nga ngjarjet që kanë bërë bujë në histori e sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si fillim ata parashikuar protestat antiracizëm si dhe momentin kur policia vendos gjurin në fytin e George Floyd.

- Advertisement -

Ndoshta mund të jetë një rastësi, por ky film i animuar në dukje po duket shumë real.

Së fundmi në një pjesë të këtij seriali kaq të famshëm dalin në pah edhe tra’zirat që ndodhën në Capitol Hill, ku protestuesit hynë në ndërtesë në përpjekje për të ndaluar certifikimin e presidentit të 46-të të SHBA-së.

Episodi 4 i sezonit 32 të ‘The Simpsons’ parashikoi Iuftë civile, protesta të dhu.nshme dhe mbështetësit e Trump që shkatë rronin Amerikën.

- Advertisement -

Disa përdorues në Twitter ndanë disa skena nga një episod në të cilin ndodh një shpërthim në Capitol, duke djegur e shkatë rruar çdo gjë.

- Advertisement -

Aty tregohet edhe momenti që përshkruan përpjekjen Dhomës së Përfaqësuesve ku nëpërmjet e amendamentit e 25-të të Kushtetutës ndalin djegien e flamurit.

Ndërkaq disa të tjerë nëpërmjet postimeve në Twitter ndanë parashikimin e Simpsons për 20 Janarin 2021.

Kjo është data zyrtare për inaugurimin e presidentit të ri të SHBA Joe Biden.

Po ashtu The Simpson parashikuan edhe zgjedhjet në Amerikë të cilat nxirrnin humbës Donald Trump.

Rastet e tjera, të cilët kanë rezultuar të vërteta është edhe në një episod të vitit 1993, ku flitet për një pandemi që ngjan shumë me koronavirusin.

Ky episod i sezonit të katërt të serialit të animuar nis me një punëtor aziatik që teshtin në një pako që do të niset për në Springfield dhe me të mbërritur kjo pako, shpërthen “Gripi i Osakës”.

Në panik, njerëzit rrëzojnë një kamion pasi mendojnë se aty ndodhet kura, por në fakt shkatë rrojnë një kuti me etiketën “Grerëza vr.asëse”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit