2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

The Telegraph: Avokatët britanikë po kërkojnë diskualifikimin e dy gjyqtarëve të lartë në Gjykatën Speciale

Rekomandime

Avokatët britanikë të angazhuar në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së po konsiderojnë se gjykimi i Nasim Haradinajt është politik.

Kështu raporton mediumi britanik ‘The Telegraph’, duke thënë se avokatët britanikë po kërkojnë që të diskualifikojnë nga postet e tyre dy gjyqtarë të lartë të Gjykatës Speciale për “abuzim me autoritetin”.

- Advertisement -

E përditshmja britanike thotë se njëri nga gjyqtarët njoftoi diplomatët europianë mbi rastin e Haradinajt, duke cënuar pavarësinë dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore.

Ndërkaq, për gjyqtarin e dytë të akzuar për tejkalim kompetencash avokatët britanikë po pretendojnë se ka komprometuar pavarësinë e tij duke ushtruar presion politik mbi gjyqtarët e tjerë dhe duke sugjeruar se Brukseli po i bën presion për dënime mbi krlmet e supozuara të Iuftës në Kosovë.

‘The Telegraph’ tutje njofton se rasti po shqyrtohet në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special.

- Advertisement -

Avokati i Haradinajt, Toby Cadman, konfirmoi për prestigjiozen britanike se po kërkonte përjashtimin ose suspendimit e gjyqtares Ekterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, dhe gjyqtarit Charles L Smith, zëvendëspresident.

“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer që është hedhur poshtë kërkesa, pa marrë parasysh argumentet”, tha Cadman për mediumin.

- Advertisement -

“E tëra që kërkojmë është që klienti ynë të marrë një gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj”, ka shtuar tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit