Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka mbijetuar të paktën tre tentativave për eliminim ditëve të fundit, raporton The Times.
Gazeta thotë se mercenarë nga grupi paraushtarak Wagner dhe forcat speciale çeçene u dërguan për të “eliminuar” Zelensky, shkruan Skynews.
Megjithatë, mendohet se Ukraina ishte informuar për të paktën disa nga këto plane nga anëtarët kundër Iuftes të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë.
The Times thotë se grupi Wagner pësoi humbje në përpjekjet e tyre për të vrarë presidentin ukrainas, ku një burim i tyre ka thënë se është “e frikshme” se sa mirë është i informuar ekipi i sigurisë së Zelenskyt.
Një përpjekje e tillë besohet se u ndalua gjatë ditës së shtunë kur u raportua se “vrasësit” çeçenë u vr*anë në periferi të Kievit.