‘Thërret Prizreni mori Shkodër’: Pamje nga atmosfera në autobus para se të ndodhte aksidenti tragjik në Kroaci.
Mëngjesin e djeshëm një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë u aksidentua në Slavonski Brod të Kroacisë ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë e dhjetëra të tjerë u lënduan.
Deri te momenti trag.jik, gjithçka shkoi mirë, madje kishte muzikë e plot hare.
Kështu ka pohuar njëra prej pasagjereve të autobusit që u aksidentua dje në Kroaci.
“Gjithçka ka qenë duke shkuar mirë, shoferët kanë qenë shumë të mirë, kishte muzikë, këngë…pastaj në Zagreb shoferët u ndërruan dhe shoferi që kishte qenë duke vozitur vajti për të fjetur”, ka thënë ajo.
Indeksonline ka siguruar pamje nga atmosfera në autobus, para se të ndodhte aksidenti tragjik.
Në ato momente ishte lëshuar kënga “Thërret Prizreni mori Shkodër”, teksa pasagjerët po këndonin njëzëri.
Pas këtij rasti të dhimbshëm, sot në Kosovë është shpallur ditë zie në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjl.kisht në atë aksl.dent.
View this post on Instagram