0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët, ja legjenda e tij

Rekomandime

Sarkofagu i Meleagrit, padyshim është një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe përbën një pjesë së thesarit tonë arkeologjik.

Fatkeqësisht, ky thesar, nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi.

- Advertisement -

Studiues në qëndrën e Studimeve Albanologjike, Frederik Stamati, ka vizituar këto ditë Muzeun Arkeologjik të Stambollit dhe sjell si përshtypje të parë Sarkofogun e Meleagrit, i zbuluar në Durrës dhe i transportuar në Stamboll në kohën e pushtimit turk.

Në etiketën shpjeguese të këtij sarkofago thuhet se është i periudhës romake dhe i përket gjysmës së parë të shek. II pas Krishtit”, thote Stamati duke theksuar se “Në qendër paraqitet Meleagri i vrarë nga Apolloni dhe që mbartet drejt familjes nga dy vëllezërit dioskurë. Në të djathtë duket motra e tij, e cila ka vrarë veten”-shkruan ai.

Ky sarkofag u zbulua në Durrës më 1908 teksa po hapej një rrugë në Durrës.

- Advertisement -

Së bashku më sarkofagun u gjet edhe një thesar me monedha të arta. Si sarkofagu, ashtu edhe monedhat prej ari u çuan në Stamboll, si qendër e Perandorisë.

Gjatë kohës që vizitova muzeun, disa pavione të tij ishin në rikonstruksion, kështu që nuk pata rast të shikoj thesarin dhe as kupën e artë të zbuluar ne vitin 1901 në fshatin Vrap të Tiranes”, rrëfen Stamati.

- Advertisement -

Legjendat:

Historia e Meleagrit i takon mitologjisë. Ai ishte djali i mbretit të Kalidonit, Ojne, dhe i Altesë. Por kur lindi djali prindërit harruan t’i bënin flijimin Artemidës, e cila nga zemërimi dërgoi një derr-përbindësh për të rrënuar Etolinë.

Derri u vra, por plasi grindja se kush do ta merrte lëkuren. Në grindje e sipër Meleagri vrau dajallarët e vet, duke nxitur zemerimin e së ëmës.

Sipas një varianti tjetër, kur lindi Meleagri, Altenë e vizituan Moirat, të cilat përcaktonin fatin e njeriut dhe paralajmëruan të ëmën se Meleagri do të jetonte aq, sa të digjej ura në zjarr.

Altea e hoqi urën dhe e futi në një arkë. Kur u rrit, Meleagri mori pjesë në gjuetinë e derrit të egër. Në gjueti mori pjesë edhe një gjahtare e re, Atalanta.

Kjo e plagosi e para derrin, pastaj Meleagri e vrau. Lëkurën e derrit Meleagri i a dha Atalantës, por kjo zemëroi dajën e tij Pleksipin, i cili i a mori me forcë lëkurën Atalantës.

Altea, e dëshpëruar e nxorri nga arka urën dhe e ndezi dhe kur ura u dogj, Meleagri ndrroi jetë!

Altea vari veten. Motrat e tij qanë kaq shumë, sa që Artemides i erdhi keq. Ajo i shnderroi ato në zogj, që quhen meleagride dhe që kanë në pendët e tyre njolla të bardha, që duken si lot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit