3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Thirren 7 000 rezervistë, Izraeli bëhet gati për ofensivë tokësore në Gaza

Rekomandime

Pas refuzimit të propozimit për ar.mëpushimit të Hamasit dhe suImeve ajrore kundër ndërtesave të banimit në enklavën Palestineze, Izraeli duket se po merr një tjetër vendim, duke bërë gati forcat e ar.matosura tokësore. Krahas ushtrisë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ka thirrur edhe 7 mijë rezervistë.

Ndërsa bobardimet e mëdha vazhdojnë në zemër të qytetit të Gazës në përgjigje të zjarrit me rakta kundër qyteteve izraelite, përfshirë Tel Avivin , forcat e ar.matosura izraelite po mbledhin trupa në kufirin me Gaza, zona e kontrolluar nga Autoriteti Palestinez.

- Advertisement -

Mediat ndër të tjera raportojnë se qeveria izrealite është e vendosur të përshkallëzojë më tej përgjigjen e saj ndaj suImeve palestineze të provokuara nga dëbimi i myslimanëve dhe vendosja e territoreve të tyre nga izraelitët.

Autoritetet izraelite tashmë po flasin për shkallë të ndryshme të përgatitjes për operacionet tokësore.

Qeveria Netanyahu thuhet se ka refuzuar një propozim të ar.mëpushimit të Hamasit, me ministrin izraelit duke thënë të mërkurën mbrëma se “fushata jonë është larg nga e përfunduara. Atë që nuk e bëjmë tani, do të duhet ta bëjmë për gjashtë muaj. “Izraeli nuk do të ndalet dhe nuk ka interes të ndalet.”

- Advertisement -

Ndërkohë duket se shefi i Shtabit Izraelit Gjeneral Lejtnant Aviv Kohavi tashmë ka përgatitur një plan ndërhyrjeje tokësore në Gaza dhe do t’ia paraqesë atë qeverisë të Enjten për miratim.

Deri më tani kanë humbur jetën të paktën 83 persona në Gaza nga forcat izraelite këtë javë, përfshirë të paktën 17 fëmijë, me Izraelin që bën thirrje për “neutralizimin e nëntë zyrtarëve të Hamasit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit