0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Ti je femër, as në shkollë s’më lejuan të vazhdoj”, rrëfimi i automekanikës nga Kosova që bën tre punë

Rekomandime

Dorentina Qerimi, është automekanikja e parë nga Kosova, e cila prej disa vitesh e ushtron këtë profesion në qytetin e Prishtinës.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, 23-vjecarja pranoi se në fillimet e saj e kanë paragjykuar dhe e kanë parë me skepticizëm, reagime që tashmë janë më të rralla.

“Ka pasur shumë njerëz, që edhe në shkollë s’më kanë lënë me vazhdu… ti je femër nuk mundesh ta përballosh, është punë e rëndë për ty”, janë vetëm disa nga fjalët që Dorentinës i kanë thënë gjatë rrugëtimit të saj.

- Advertisement -

Megjithatë ajo theksoi se e dashuron këtë punë dhe nuk do të heqë dorë asnjëherë.

Vlen të theksohet se përveç punës në servis, Dorentina ushtron edhe dy profesione të tjerë, bariste dhe DJ gjatë mbrëmjeve apo dasmave në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit