2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ti je hajn” , “Ti je uzurpator”, Bekë Berisha e Ilir Ferati shpërthejnë në akuza

Rekomandime

Bekë Berisha i AAK-së është përplasur ashpër në debat me Ilir Feratin e LDK-së në duke i thënë se është hajn.

”Ti po kandidon për kryetar të komunës, e 15 anëtarë i ke të punësuar. Ti nuk je i urtë Ilir, sepse ti se ki lanë një drejtor me hy gjashtë muaj ditë në vend të punës duke e kërcënuar bashkë me këtë Hakiun”.

- Advertisement -

”Është gjallë njeri, e ka emrin Besart Dresha – gjashtë muaj nuk ka guxu me hy në vend të punës, e ka ushtru detyrën e tij në mënyrë private. Ti veç hajn je. Ti je hajn xheparosh. Unë nuk jam uzurpator, ti veç hajn je”. ka thënë Berisha.

Ferati i LDK-së i ka replikuar duke e quajtur hajn shumë të madh.

“Ti je hajn shumë i madh, ti uzurpon, për çka je kanë i dënum”, i ka thënë Ferati.

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, po shprehet i bindur se do ta mposhtë Ilir Feratin e LDK-së, në garën e 14 nëntorit në balotazh.

Kjo sipas Berishës, meqë istogasit, janë të vendosur për ndryshim

- Advertisement -

”Ky trend do të vazhdojë deri në balotazh, edhe jemi të bindur që do të mbërrijmë bashkë me qytetarin, atë kuotën e caktuar që me bo ndryshimin e madh në Istog edhe me bo punën”.

”Gjasat i kemi 100%, për të arritur 50% e një votë më shumë”.

”Kemi filluar prej 2000 votave kemi mbrri në 5000 e tutje, tashmë jemi dy parti politike, LDK-ja e ka marrë çka ka marrë, është kry ajo punë, qytetarët e kanë ndjenjën për ndryshim”., ka thënë ai.

”Ky ndryshim për qytetarët e Istogut është jetik, është i nevojshëm për shkak të moszhvillimit, për shkak të shumë problemeve, keqpërdorimeve, janë grumbullu të gjitha ato që tani një qytetar i Istogut edhe pse i vonuar në shumë aspekte, me bo ndryshimin tani”.

”Ka kaluar koha e bastioneve, e partive politike e llogarive. Qytetarët e Istogut janë pa ujë të gjithë. Ndryshimi i bie shumë gjëra të tjera. Më njerëzit nuk janë për partitë politike, janë për ndryshimin”./klankosova/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit