7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Tifozët e Sparta Pragës provokojnë Xherdan Shaqirin me pankarta që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

Rekomandime

Xherdan Shaqiri dhe Lyoni ishin mysafir të Sparta Pragës në Ligën e Evropës, ku shënuan fitore me përmbysje me rezultat 4-3.

- Advertisement -

Ylli shqiptar ishte në fushë për 75 minuta, derisa rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrës së tij.

Shaqiri ishte bërë pjesë e debatit në Zvicër, ku pas një ndeshje me ekipin përfaqësues të këtij vendi, një tifoz shqiptar u fut në momentin kur ai jepte një intervistë për media duke i dhënë një xhaketë me logo të UÇK-së.

Siç duket ky gjest nuk iu ka pëlqyer aspak serbëve, që në ndeshjen me Spartën e Pragës, disa prej tyre ishin vendosur prapa portës, me pankarta që e paraqisnin Kosovës si pjesë të Serbisë.

- Advertisement -

Shaqiri nuk është se është marr me këtë detaj dhe ka vazhduar lojën, duke festuar në fund fitoren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit