5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Time Kadrijaj i thotë Ramës: Me Serbinë kurrë mik s’ke me u bë

Rekomandime

Derisa në Tiranë ka filluar takimi mes tre liderëve ballkanik, Edi Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev, liderët kosovarë e kanë anuluar pjesëmarrjen.

- Advertisement -

Por është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ajo që ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke iu drejtuar Ramës se Vuçiqi dhe Mini-Shengeni ballkanik do jenë fundi i tyre.

”Nuk po e kuptoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën! Nervoza e tij dhe fyerjet në adresë të lidershipit të Kosovës nuk janë as më pak e as më shumë se shpërfytyrim i tij dhe servilizëm ndaj Vućicit, telallit të Millosheviqit, i cili e lau Kosovën me gjak.

1. Rama duhet ta kuptoj se me Serbinë kurrë mik s’ke me u bë.

- Advertisement -

Vuqiqi dhe Mini Shengeni ballkanik i juaj do jenë edhe fundi juaj.

Socialistet e demokratet e Shqipërisë janë vëllezerit tanë dhe ata duhet të ju shohin ju.

- Advertisement -

Po ia pren teshat vetës që po e fyn njeriun që e ka oborrin e mbushur me varre të vëllezerve dhe shokëve të tij”, ka shkruar Kadrijaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit