Skuadra e Crvena Zvezdës ka fituar ndeshjen ndaj Tiranës.Ekipi serb ka fituar në “Air Albania Stadium” me rezultatin minimal 0:1, me golin e sulmuesit portugez, Tomane.
Tomane shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 60’të të sfidës.
Tirana kishte disa mundësi të arta shënimi me Muçin dy herë dhe një herë me Hoxhallarin, por goditjet e tyre fatkeqësisht nuk shkuan pas shpinës së portierit.Crvena Zvezda kalon në raundin e tretë të fazës së kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, kurse Tirana vazhdon në Europa League.