1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Toka e një serbi shkaktar që la dy të vdekur në Podujevë – Si nisi ngjarja?!

Rekomandime

Mëngjesi i së shtunës ishte fatal për dy persona nga fshati Repë, komuna e Podujevës.

- Advertisement -

Aty kanë mbetur të vdekur dy persona, si pasojë e një zënke mes vete.Njëri nga ta ka mbetur i vdekur në vend, teksa tjetri ka marrë plagë të rënda.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar edhe vdekjen e personit të dytë.

Ai ka thënë se nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.“I plagosuri në fshatin Repë, i cili ishte sjellë në QKUK, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.”.

- Advertisement -

Dyshimet e para janë që ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e zënkës për një tokë.

I arratisuri kishte ardhur ditë më parë nga Anglia, ku kishte nisur zënka mes tyre.

- Advertisement -

“Kositja e një livadhi dhe pretendimi i dy familjeve që është i tyre anipse ajo tokë është e një serbi, por të dy kanë prentenduar se iu takon atyre”, i ka thënë Gazetës Blic, një burim brenda fshatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit