11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Toma: Kam pasur bisedime të shumta me Kosovën, por dua të luaj për Zvicrën

Rekomandime

Bastien Toma e ka shprehur haptazi dëshirën për ta përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare, vendin e lindjes, para Kosovës, atdheut dhe vendlindjes së prindërve të tij, duke thënë se për të, të luajë për Zvicrën do të ishte arritja më e lartë.

- Advertisement -

Toma u lind në Sion në vitin 1999, nga prindërit shqiptarë që kishin migruar në Zvicër nga një fshat i Vitisë.

Pasi u rrit në akademinë e Sionit, Toma e bëri hapin e parë të madh në karrierë, duke iu bashkuar Genkut në ligën elitare në Belgjikë dhe thotë se synimi i tij kryesor tani për tani është të zërë vend me meritë në klubin e Jupiter Pro League.

Mesfushori 22-vjeçar e ka përfaqësuar Zvicrën në disa kategori të ndryshme, nga ekipi U15 deri te ekipi U21 dhe shpreson se do ta arrijë kulmin duke e veshur edhe fanellën e Kombëtares A helvetike.

- Advertisement -

Duke folur për mediat zvicerane, Toma la të kuptohej se është duke e pritur ftesën e Zvicrës, ndërkohë që ka lutje nga Kosova. Ai thotë se vendimin do ta marrë me zemër.

“Vendimi nuk është marrë ende. Akoma jo. Kam pasur bisedime të shumta me Kosovën së fundmi. Por ende dua të luaj për kombëtaren e Zvicrës. Në fund do të jetë zgjedhje me zemër. Më takon mua të vendos dhe jo menaxherëve apo familjes sime, sepse do të jem unë vetëm në fushë ai që do t’i mbrojë ngjyrat e njërit prej këtyre kombeve. Por tani për tani, siç kam thënë më herët, më rëndësi është ta meritoj një vend në Genk”, tha Toma për radion zvicerane Rhone.

- Advertisement -

I pyetur përsëri se kë do ta zgjidhte, Toma këmbënguli: “Siç e thashë, është zgjedhje e koklavitur. Nëse më thërret ekipi i Zvicrës, do të jetë kulmi. Unë kam luajtur për kategoritë e ndryshme të Zvicrës që prej moshës shumë të re”.

Toma i ka bërë vetëm dy paraqitje për Genkun këtë sezon, të dyja nga stoli, në Jupiter Pro League.

Ai luajti titullar në humbjen e Genkut kundër Brugge në Superkupën e Belgjikës.

Toma e përfaqësoi Zvicrën U21 për herë të fundit në vitin 2018 dhe më nuk ka të drejtë ta bëjë për shkak të moshës. Që prej atëherë, ai është në pritje të thirrjes nga Zvicra A, ndërkohë që Kosovën e ka lënë në pritje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit