3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tomë Gashi jep detajet tronditëse: Mbi 100 të dyshuar dhe 800 dëshmitar, ja kujt si doli matematika…

Rekomandime

“Tani më dihet se Gjykata Speciale, deri më tani ka marr në pyetje mbi 100 të dyshuar, ish pjesëtar të UÇK, dhe mbi 800 dëshmitar, por që numri i tyre po rritet vazhdimisht. Dihet se me ligjin për Gjykatën Speciale dhe për Zyrën e Prokurorit Special, ata nuk janë të obliguar që të bëjnë publik emrat e atyre që merren në pyetje, qoftë në cilësinë e të dyshuarve qoftë në cilësinë e dëshmitarëve. Një gjë është e sigurt së të gjithë ata që janë emëruar në raportin e senatorit zviceran Dick Marti do të ftohen nga Gjykata speciale në Hagë, qoftë në cilësi të të dyshuarve apo të dëshmitarëve”, tha Gashi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Gjatë ditëve të fundit janë shpeshtuar ftesat nga Gjykata Speciale, ku tashmë të ftuar janë figurat më të larta të shtetit dhe strukturës udhëheqëse të UÇK-së.

E ndërkohë OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se mundë të ketë edhe protesta ndaj këtyre ftesave. Tani në opinionin publik, me të drejtë ngritët si shqetësim se mundë të pritet të ketë tensionim të situatës në Kosovë për shkak të Speciales, sidomos në momentin që nisin aktakuzat dhe arrestimet e para. Ajo që kërkohet tani, është kërkesa për formimin e shpejtë të institucioneve shtetërore, në mënyrë që të ballafaqohen me çfarëdo situate që mundë të ndodhë.

Një kërkesë të tillë e ka edhe avokati i njohur, Tomë Gashi.

- Advertisement -

Duke folur për “Kosova Sot Online”, Gashi thotë se ftesat dhe marrja në pyetje, deri tek momenti i ngritjes së aktakuzave të para, do të vazhdojnë deri sa të ftohen të gjithë ata që janë përfshirë në raportin e Dick Martit.

Gashi thotë se derisa vetë këto parti politike, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar një gjykatë të tillë sado të padrejtë dhe diskriminuese, duhet ballafaquar me realitetin dhe ruajtjen e stabilitetit politik shtetëror.

- Advertisement -

“Tanimë dihet se Gjykata Speciale, deri më tani ka marr në pyetje mbi 100 të dyshuar si ish pjesëtar të UÇK, dhe mbi 800 dëshmitar, por që numri i tyre po rritet vazhdimisht. Dihet se me ligjin për Gjykatën Speciale dhe për Zyrën e Prokurorit Special, ata nuk janë të obliguar që të bëjnë publik emrat e atyre që merren në pyetje, qoftë në cilësinë e të dyshuarve qoftë në cilësinë e dëshmitarëve. Një gjë është e sigurt së të gjithë ata që janë emëruar në raportin e senatorit zviceran Dick Marti do të ftohen nga Gjykata speciale në Hagë, qoftë në cilësi të të dyshuarve apo të dëshmitarëve”, tha avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

Gashi mendon që derisa në kohën e votimit në Kuvend, shumica janë pajtuar që t’i japin dritë të gjelbër për të kaluar ligji për Specialen, atëherë edhe ata që tani po e kundërshtojnë, por e kanë votuar në Kuvend, nuk e kanë të drejtën morale që ta ngritin zërin kundër, por duhet të pajtohen me atë që kanë vepruar dhe të mos tensionohet situata.

“Sepse kjo Gjykatë nuk mundë të funksionon vetëm në letër, pa qenë funksionale dhe kryer procedurat sipas ligjit. Fundi i fundit pa marrjen në pyetje të tyre nuk ka kuptim as ekzistimi i Gjykatës Speciale, sepse për shkak të atyre është formuar kjo Gjykatë , bile edhe me insistimin shumë të ashpër e me presione për të krijuar këtë Gjykatë, e disa prej të cilëve tani janë zbehur në përkrahjen e kësaj Gjykate, dhe bile disa që ishin më të zëshmit për formimin e kësaj gjykate janë haptas kudër saje sepse nuk ju kanë dalë matematikat që i kanë pasur në kokat e tyre, duke shpresuar se Gjykata Speciale as nuk do ti gërvisht sado pak e lërë më ti fton në cilësinë e të dyshuarve”, shtoi avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Gashit, kalkulimi i tillë ka qenë i bazuar, prandaj tani kah fundi i procesit do të shpallen edhe aktakuzat e para me të cilat duhet ballafaquar me gjakftohtësi dhe duke dëshmuar argumentet për luftën e pastër që ka zhvilluar UÇK-ja.

“Kurse këtij procesi nuk duhet ti gëzohet askush që ndihet Shqiptar, ngase mirëfilli dihet cila është prapaskena e shtetit serb që e ka krijuar një denoncim të tillë, thuajse tërësisht me shpifje dhe përpjekje për denigrimin e luftës së drejtë. Ja që matematika nuk ju doli ashtu siç mendonin ata, dhe sado që janë vonuar, ftesat do të ju vijnë së shpejt, dhe po ashtu edhe akuzat do të ngritën shumë shpejtë, por datat dhe afatet askush nuk i din përpos zyrës së prokurorit special në Hag. E nga ana tjetër, askush që është dhe ndihet shqiptar nuk i gëzohet ngritjes së akuzave kundër pjesëtarëve të UÇK në Hagë, por për këtë “dhuratë” e kanë faj edhe ata vetë që lejuan krijimin e kësaj gjykate raciste kundër shqiptarëve në përgjithësi, kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti, dhe posaçërisht kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së”, tha avokati Tomë Gashi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, procesi gjyqësor që pritet të fillon së shpejti ndaj individëve të caktuar, nuk do përfundojë shpejtë.

“Prandaj Kosova do të jetë temë mediatike në gjithë botën për dyshime e zhvillim të proceseve gjyqësore ndaj të dyshuarve nga radhët e UÇK-së për krime luftë, hiq me pak se një dekadë, për shkak të gabimit që Kuvendi e bëri para 9 vjetësh. Fal deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të vitit 2105, për një decenie, më së paku, do të jemi nën presionin e kësaj Gjykate ndërkombëtare që e krijuan vetë deputetët”, përfundoi avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit