2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Tomë Gashi: Prokuroria i ka emrat e vrasësve të Astrit Deharit

Rekomandime

Avokati mbrojtës i familjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që të zbuloj emrat e vrasësve të Deharit.

Ai në një intervistë ka thënë kjo çështje është bërë jashtëzakonisht e komplikuar për 3 vite, për shkak të disa prokurorëve, por së paku njërit që ka punuar në fillim që ka qenë prokuror në Prizren, dhe sipas tij rasti ka qenë shumë i thjeshtë dhe qysh në rastin e parë të vrasjes së Astrit Deharit gjurmë në trupin e tij kanë vërtetuar që është vrarë e jo vetëvrarë.

- Advertisement -

Është rast i komplikuar që 3 vite, dhe në ekspertizën që e kemi marrë me parë është ditur se Astrit Dehari është vrarë, në pjesë të ndryshme që ka pasur ai si nga veshmbathja, ora që ka pasur janë gjetur ADN, të gjurmëve të personave të tretë, në mënyrë shkencore është eliminuar teoria e vetëvrasjes.

Pra prokuroria i ka emrat, sepse prej prokurorisë i kemi marrë, për shkak se është Ligji për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe gjithçka ka shkuar përmes prokurorisë, e ka qenë involvimi i Ministrisë së Drejtësisë për çështje teknike. Por, diçka që është skandaloze në bazë të ekspertizës mungojnë shumë gjëra, një prej tyre ka qenë thonjtë, ku aty do të vëreheshin gjurmët e ADN-ve, të sulmuesve që fare lehtë identifikohen, por ato kanë qenë të zbrazëta”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk është marr me rastin e Deharit dhe të njëjtën kohë e ka akuzuar atë dhe pjesëtaret e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk e ka marr me vullnetin e saj, rastin e vrasje së Astrit Deharit, ku më herët kjo prokurori që në esencë e ka akuzuar Astrit Deharin dhe pesë pjesëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe, për shkak të kësaj prokurorie, mund të themi se ka ardhur në mënyrë indirekte deri te vrasja e Astrit Deharit, për shkak që është kërkuar paraburgosja e tij për një çështje që së paku Astriti me aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka qenë kurrë i kyçur. Dhe, tani prokurori e ka këtë rast por me urdhër të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumez, sepse për shkak të humbjes së kredibiliteti të Prokurorisë Themelore në Prizren, e ka marr rastin në bazë të kompetencave të tij ligjore dhe ka transferuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Besoj që kapacitetet e kësaj prokurorie janë dhe duke e ditur se rasti është i politizuar, besoj që do të tentojnë persona dhe grupe të tjera, e parti të tjera të ndikojnë siç kanë tentuar edhe më parë”, ka thënë avokati Gashi.

Po ashtu, avokati Gashi, kishte bërë edhe dy shkresa që i kishte dërguar në zyrën e Kryeprokurorit aktual dhe në zyrën e Prokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

- Advertisement -

Unë kam dërguar dy shkresa në zyrën e Prokurorit Special, pra të Kryeprokurorit aktual dhe në zyrën e Prokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, me të cilin kemi kërkuar, në formë të shkruar të na dërgojnë vendimin për zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit, dhe në zbulim të shtytësve të atyre që e kanë shtyrë për tre vite shtyrjen vrasjen e Astrit Deharit”, ka shtuar ai.

Gashi: Prokurorët e kanë obligim ligjor që të veprojnë e të nxjerrin një vendim për zhvillimin e hetimeve për ti identifikuar vrasësit e Astrit Deharit

Ka kaluar rreth 1 javë prej që lënda është transferuar, apo prej që është bërë kërkesa për transferimin e lëndës nga Prizreni në Prokurorinë Speciale, kam pritur 5 ditë që zyrtarisht të na njoftojnë dhe me qenë se nuk ka ndodhë kjo, ne kemi dërguar dy shkresa brenda 2 ditëve, njëra Prokurorit Special, kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, dhe kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumez.

Prokurorët e kanë obligim ligjor që të veprojnë e të nxjerrin një vendim për zhvillimin e hetimeve për ti identifikuar vrasësit e Astrit Deharit, me emër e mbiemër, e nëse ata nuk identifikohen “kush janë”, do të mbetët një çështje e pazgjidhur apo nuk do ta merr epilogun ligjor, dhe prokurorët besoj që e dinë që janë të pazëvendësueshëm, e nëse ata nuk veprojnë pas gjithë këtyre provave dhe besoj që një ditë do t’iu vihej koha që do të dalin para një prokurori tjetër”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit