0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Tomë Gashi zbulon se çka thotë raporti për shishen me mjaltë që u gjet në gojën e Deharit

Rekomandime

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi pas publikimit të raportit të ekspertëve zviceranë për vdekjen e Astrit Deharit, në Pressing ka thënë se ky raport e konstaton qartë se në vdekjen e Astrit Deharit ka pasur implikime të personave të tretë, ADN-ja e të cilëve është gjetur në mjetet që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Gashi ka thënë se hipoteza se Astriti ka vdekur nga asfiksia nuk qëndron, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se mënyra e gjetjes së shishes në gojën e Deharit është përshkru në raport se nuk ka pasur mundësi të ndodhë ashtu, por duhet të jetë vendosur nga një person i tretë.

“Shishja nuk ka deklaruar në fyt, vetëm është lënë aty. Në mënyrë shkencore eliminohet mundësia që ajo shishe të depërtojë në fytin e Astrit Deharit. Pozitën e Astritit e përshkruajnë qysh është gjetur, Astriti është gjetur në shpinë dhe nuk ka pasur mundësi që shishja të qëndrojë aty”, ka thënë ndër të tjera Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit