Shaqir Totaj ka folur pas fitores spektakolare në Prizren.Totaj është drejtuar me fjalët “unë erdha” duke ironizuar me “erLli dita” të Totajt.
“Unë erdha! A jeni a qysh jeni a? Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë qytetarët e Prizrenit për një atmosferë të mirë gjatë ditës së sotme ku kemi dhënë mesazh që dijmë të votojmë.
Faleminderit të gjithëve, edhe atyre që nuk votuan për ne.
Prizreni është një qytet i kulturës që ka standarde e kritere për të vlerësu atë që don.
Sot i themi jo një periudhe 4 vjeçare të degradimit, burokracisë e korrupsionit”, ka thënë Totaj.
Bashkë me Totajn, në festimet në Prizren është edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.