1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Tradhëtuan shtetin”, Ukraina njofton se po hetohen 38 persona

Rekomandime

Byroja Shtetërore e Hetimeve në Ukrainë ka njoftuar se Shërbimi Sekret ukrainas është duke i hetuar 38 zyrtarë ukrainas për tradhti kombëtare.

Byroja njofton se në mesin e të dyshuarve janë edhe zyrtarë policorë të cilët janë bashkuar me armikun.

- Advertisement -

“SBI po heton 38 procedime penale kundër zyrtarëve ukrainas dhe oficerëve të zbatimit të ligjit, të cilët kanë ndihmuar agresorin, sipas nenit 111 të Kodit Penal të Ukrainës (tradhti). Ndër të tjera, hetuesit e SBI-së kanë nisur procedimin penal kundër disa oficerëve të policisë në Mariupol dhe Kherson. Ata kanë kryer tradhti në kushtet e gjendjes ushtarake dhe kanë shkuar në anën e armikut. SBI ka regjistruar raste të izoluara në lidhje me respektimin e pushtetit pushtues rus nga oficerët e zbatimit të ligjit. Pjesa dërrmuese e tyre vazhdojnë të mbrojnë atdheun tonë heroikisht”, thuhet në postim.

Ditë më parë Shërbimi Sekret i Ukrainës ka vrarë njërin nga negociatorët ukrainas i cili ishte pjesëmarrës në negociatat me Rusinë.

- Advertisement -

Denys Kirieiev fillimisht është arrestuar dhe më pas është vrarë raporton KyivIndependent duke cituar gazetën Pravda

Kievi dhe Moska janë pajtuar të enjten, 3 mars, për të krijuar korridore që mundësojnë largimin e civilëve nga zonat e luftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar përfundimin e rundit të dytë të negociatave me palën ruse në Bjellorusi.

“Fatkeqësisht Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vetëm vendime për organizimin e korridoreve humanitare”.

Edhe shefi negociator i palës ruse, Vladimir Medinsky ka thënë se Rusia është pajtuar për të mbështetur idenë e korridoreve humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm afër tyre.

Të dyja palët është raportuar se janë pajtuar për të zhvilluar një rund të tretë të negociatave.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje më herët për bisedime direkte me presidentin rus, Vladimir Putin duke thënë se kjo është “mënyra e vetme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

“Ne nuk jemi duke sulmuar Rusinë dhe nuk planifikojmë të bëjmë këtë gjë. Çfarë dëshironi nga ne? Largohuni nga toka jonë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit