1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Trafiku Urban” nis punën më 18 maj, Shpend Ahmeti jep detaje

Rekomandime

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se transporti i “Trafikut Urban”, pritet të nisë në fazën e dytë të lehtësimit të masave, konkretisht më 18 maj.

- Advertisement -

Ahmeti ka thënë se të gjithë operatorët janë të detyruar të marrin leje speciale nga Ministria e Shëndetësisë për të nisur qarkullimin.

“‘Trafiku Urban’, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, fillon në fazën e dytë, më 18 maj, por duhet të kemi leje speciale nga Ministria për çdo operator. Sigurisht që do të jetë i kufizuar në aspektin e orarit, por jemi duke punuar për masat që të mos ketë tollovi”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Drive Time” në “Radio Prishtina”.

I pari i Prishtinës tutje ka shtuar se pas nisjes së qarkullimit të trafikut urban do të ketë numër të kufizuar të udhëtarëve nëpër autobusë, në mënyrë që të ruhet distanca.

- Advertisement -

“Do ta kufizojmë numrin e udhëtarëve në autobusë, do të jenë aq persona saqë distanca të jetë e mjaftueshme”, ka shtuar Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit